RTSH Sport Live

Anglia: Rashford dhe Bellingam, në skuadër

  • 22/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia: Rashford dhe Bellingam, në skuadër
Sulmuesi i Mançester Junaited do të bashkohet me skuadrën e “Tre Luanëve”

Kombëtarja e Anglisë do të udhëtojë pa shumë mungesa drejt Shqipërisë për sfidën e 28 Marsit në “Arenën Kombëtare”. Gjatë orëve të fundit, trajneri Gareth Southgate ka marrë dy lajme pozitive. I pari lidhet me talentin 17-vjecar të Borussias së Dortmundit, Jude Bellingham, i cili është lejuar të udhëtojë nga Gjermania drejt Anglisë pa pasur nevojën që në kthim t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore.

Në këtë mënyrë, Anglia ka një alternativë më shumë në mesfushë pasi ish lojtari i rritur në radhët e Birmingham zëvendëson të dëmtuarin Jordan Henderson. Një tjetër lojtar që llogaritej i humbur deri pak orë më parë është edhe sulmuesi i Manchester United dhe emri kryesor i repartit të avancuar të “Tre Luanëve”, Marcus Rashford.

23-vjecari që mungoi në ndeshjene FA Cup kundër Leicester, duket se është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për t’u vendisur në urdhrat e Southgate. “Mjeku jonë do të flasë me Federatën por besoj se ai do të jetë gati për t’u aktivizuar me Anglinë”, theksoi Southgate.

Shqietësim në lidhje me çështjen e bllokimit të lojtarëve ka shfaqur edhe Polonia që në datën 31 Mars do të udhëtojë drejt Londrës. Trajneri i skuadrës polake është në pritje të lejekalimit të Robert Leëandoëskit, i cili ka nevojë për një leje të posacme për t’u larguar nga Mynihu.

Anglia do ta nisë fushatën eliminatore në datën 25 Mars në San Marino dhe tre ditë më pas do të sfidojë Shqipërinë në “Arenën Kombëtare”. Trent Alexander-Arnold është surpriza më e madhe e listës së Southgate që ka bërë të ditur se forma e dobët që po kalon lojtari i Liverpoolit e ka detyruar të marrë vendimin radikal për ta lënë jashtë listës.