RTSH Sport Live

Anglia, Southgate vlerëson Poloninë dhe Hungarinë, të tjerat…

  • 07/12/2020
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia, Southgate vlerëson Poloninë dhe Hungarinë, të tjerat…

Anglia bën pjesë në Grupin I të kualifikueseve, së bashku me Poloninë, Hungarinë, Shqipërinë, Andorrën dhe San Marinon. Shorti mund të duket i favorshëm për përfaqësuesen angleze, por trajneri Southgate prêt ndeshje të vështira.

“E tillë është natyra e shortit ka një përzierje të ekipeve. Polonia është një skuadër shumë e mirë, po kështu dhe Hungaria është promovuar në Nations League A, kështu që me këto dy skuadra në veçanti nuk do të jenë përballje të lehta”.

“Polonia në Wembly, Polonia në Poloni, ka një histori të shkëlqyer të atyre ndeshjeve. Gjithashtu dhe me hungarezët ka ndeshje të shkëlqyera në të kaluarën. Përsa i përket pjesës tjetër, mund të them se sa herë që luajnë përballë Anglisë, mundohen të japin më të mirën. Nuk do të jetë e lehtë për tu menaxhuar. Ka gjithmonë stimuj kur përballen me ne”.