RTSH Sport Live

Anglia, starti me hapin e duhur

  • 25/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia, starti me hapin e duhur
“Tre luanët” mundin lehtësisht San Marino, Hungaria e Polonia ndajnë nga një pikë

Anglia i ka nisur kualifikueset e Kampionatit Botëror, “Katar 2022” me hapin e duhur. Jo vetëm sepse ka pasur përballë një kundërshtar inferior si San Marino, por sepse ka bërë mirë çdo gjë duke i dhënë kohë vetes që të jetë gati për ndeshjet e ardhshme. Gjithçka është në kuadrin e ndeshjeve të Grupit I, atje ku ndodhet dhe Shqipëria, ndërsa “Tre luanët“ të dielën do të jenë në stadiumin “Arena Kombëtare“ në orën 18:00.

Prous në të 14‘ i ka dhënë avantazhin skuadrës së Sauthgejt. Pas shtatë minutash shënon Kalvert-Ljuin dhe pjesa e parë mbyllet me golin e Stërling në të 31’. Sërish Kalvert-Ljuin në pjesën e dytë dhe ai që mbyll gjithçka është Uotkins.

Tjetër histori në “Pushkash Stadium”, atje ku Polonia ka barazuar me vështirësi 3-3. Hungarezët kanë kaluar shpejt në avantazh me anë të Solloit. Më pas në të 53’ ka shënuar Zalai. Dhe atëherë kur dukej një fitore e sigurtë, polakët e Paulo Souzës kanë shënuar dy herë brenda një minute.

Piontek dhe Jozviak. Orban i jep dhe një herë ndjesinë e fitores Hungarisë, por Levandovski prêt çdo shpresë dhe në përfundim 3-3, ndërsa hungarezët e kanë përfunduar me dhjetë futbollistë ndeshjen pas daljes me karton të kuq të Fiolës.

Kësisoj Anglia mban vendin e parë të grupit I e pas tyre Shqipëria po me tre pikë. Hungaria e Polonia ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në grup, kurse mbyllin renditjen Andorra e San Marino.