RTSH Sport Live

Apolonia me 10 lojtarë, barazim në frymën e fundit me Korabin

  • 17/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Apolonia me 10 lojtarë, barazim në frymën e fundit me Korabin
Ndeshja që mbylli javën e 25-të në Kategorinë e Parë ka përfunduar me rezultatin 1-1

Barazim në frymën e fundit në ndeshjen e luajtur në Fier. Apolonia, në inferioritet numerik ka arritur një barazim 1-1 përballë Korabit në ndeshjen që mbylli dhe javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Në një “finale” për një vend në play off, ndeshja ishte mjaft e luftuar, emocionet nuk munguan, sidomos në fundin e saj ku u shënuan edhe golat.

Fierakët u detyruan të luanin me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Harizajn. Dibranët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe arritën të shënojnë me anë të Markut në minutën e 84-ët. Atëherë kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, fierakët reaguan me Repajn, i cili vendosi barazpeshën në minutën e 4-ët shtesë, 1-1.

Kështu, të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë duke qëndruar në pozita të njëjta, me nga 36 pikë, në vendet  5 dhe 6.