RTSH Sport Live

Argjentina i përgjigjet Francës: Mjaft u qave, pranoni humbjen

  • 24/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Argjentina i përgjigjet Francës: Mjaft u qave, pranoni humbjen
Përgjigja ndaj kërkesës transalpine për të riluajtur finalen vjen nga Amerika e Jugut

Së pari kërkesa e tifozëve francezë për të riluajtur finalen e Kupës së Botës, tani përgjigja argjentinase. Pyetje dhe përgjigje mes dy finalistëve në Katar vijon me peticionet online. Propozimi transalpin arriti në 200,000 nënshkrime, duke shkaktuar një përgjigje të menjëhershme nga amerikanojugorët. Një tifoz i Albiceleste ka nisur një kundërpeticion, duke e titulluar: France Stop Crying. Një ftesë për të "ndaluar së qari".

Në pak orë, peticioni arriti mbi 50 mijë firma dhe krijuesi i tij, Valentin Gomez, shpjegoi për mikrofonat e Rmc arsyet e lëvizjes së tij: “Që kur fituam finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar kurrë së qari, duke u ankuar dhe jo të pranojnë fitoren tonë. Ky peticion synon t'u japë fund këtyre thirrjeve dhe të sigurojë që në Francë të pranojnë që Messi është lojtari më i mirë në histori, me Mbappen si djalin e tij".