RTSH Sport Live

Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai hedhin kandidaturën për Kupën e Botës 2030

  • 08/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai hedhin kandidaturën për Kupën e Botës 2030

Argjentina, Kili, Uruaguai dhe Paraguai kanë dëshirë që Kupa e Botës 2030 të zhvillohet në stadiumet e tyre. Federatat në fjalë duan që të shfrytëzojnë edicionin special, pasi do të mbahet plot 100 vite pas të parit të zhvilluar po në Uruguai, për të bindur FIFA-n.

Në një moment të parë u mendua që si vend organizator të integrohej edhe Bolivia. Ka qenë presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández, ai që shprehu një dëshirë të tillë. Por do të ketë shumë mundësi që të në fund kandidaturën ta hedhin vetën katër shtetet që njihen ndryshe si “Koni Jugor” i Amerikës Latine.

Federatat në fjanë janë të bindura se mund të kenë shanse të mëdha të organizojnë të katërta këtë event duke parë se FIFA i dha mundësinë SHBA-ve, Meksikës dhe Kanadasë të organizojnë eventin e 2026-ës.  

Një tjetër faktor që mund të favorizojë këtë kandidaturë është se ish-lideri Argjentinës, Mauricio Macri, i cili është funksionar i lartë në FIFA. E vetmja pengesë e vendeve në fjalë janë mundësitë e pakta ekonomike që kanë për të ndërtuar impiante moderne siç ofrojnë vendet e Amerikës Veriore, Europës, Azisë lindore apo edhe ato të Gjirit Persik.