RTSH Sport Live

Argjentina: ndalet Lautaro ndalet, gati Korrea

  • 07/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Argjentina: ndalet Lautaro ndalet, gati Korrea
Sulmuesi i Interit do të donte të provonte deri në fund, por trajneri Scaloni është i orientuar të mos e rrezikojë

Nuk ka Paraguaj-Argjentinë për Lautaro Martinez: ky është lajmi I fundit që vjen nga Amerika e Jugut. Sulmuesi i Interit ka një problem muskulor dhe, pavarësisht se dëshironte të tentonte deri në fund, trajneri Scaloni duket i gatshëm të mos rrezikojë. Pavarësisht se lajmi nuk është konfirmuar ende nga federata argjentinase e futbollit, një tjetër është gati të luajë: Joaquin Correa është një kandidat për të startuar.

Situata është ende për t'u monitoruar, veçanërisht në lidhje me zgjatjen e këtij "problemi të muskujve" të raportuar nga Radio la Red: Lautaro është ndjerë keq në stërvitjen e fundit për ndeshjen kualifikuese të Botërorit, që do të luhet natën midis të enjtes dhe të premtes. Në vendin e tij në fushë, shoku i tij i skuadrës, Correa. Lautaro mund të kthehet të hënën kundër Uruguajit ose të premten tjetër kundër Perusë.