RTSH Sport Live

Argjentina, Scaloni: Dybala është mirë, nuk luan për zgjedhje teknike

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Argjentina, Scaloni: Dybala është mirë, nuk luan për zgjedhje teknike
Trajneri i Albiceleste për përjashtimet e vazhdueshme të Joya: "Ai po e mbështet grupin nga jashtë"

Ka vetëm arsye teknike pas përjashtimeve të vazhdueshme të Paulo Dybala, i cili nuk ka luajtur ende asnjë minutë me Argjentinën në Botërorin 2022. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Albiceleste, Lionel Scaloni, në prag të ndeshjes shumë delikate dhe vendimtare me Poloninë në ditën e fundit të Grupit C: "Nëse ai qëndron  jashtë, është vetëm një vendim teknik - tha trajneri - Paulo është mirë, ai po e mbështet grupin nga jashtë".

Dybala u rikthye në fushë me fanellën e Romës më 13 nëntor, në të 20 minutat e fundit të ndeshjes së kampionatit ndaj Torinos, pas një muaji ndërprerje për shkak të një problemi në kofshë. Ndaj, gjendja e tij në fillim të Botërorit nuk mund të ishte më e mira, por sipas asaj që raportoi Scaloni, kjo nuk është ajo që po e mban jashtë rotacioneve të përzgjedhjes: “Natyrisht që do të dëshironte të luante më shumë, por që nuk është e thënë se nuk do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme të Botërorit”.

Kundër Arabisë Saudite, në ditën e parë të ndeshjes, trajneri kishte rreshtuar Papu Gomez në krah të të paprekshmëve Messi, Lautaro dhe Di Maria, ndërsa ndaj Meksikës preferoi t'i jepte më shumë ekuilibër skuadrës duke aktivizuar Mac Allister.