RTSH Sport Live

Arinaldo Rrapaj prezantohet te skuadra e re

  • 15 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Arinaldo Rrapaj prezantohet te skuadra e re
Kontratë për 3.5 vite, do mbajë numrin 99

Arinaldo Rrapaj është zyrtarisht një lojtar i skuadrës ukrainase të Kolos Kovalivka. Ish-futbollisti i Partizanit ka firmosur për 3.5 vite dhe do të mbajë vesfur fanellën me numrin 99. Kolos është pjesë e Premier League ukrainase dhe ndodhet në vendin e 11-të në klasifikim me 18 pikë.  

Njoftimi i klubit ukrainas:

Mesfushori shqiptar Arinaldo Rrapaj iu bashkua Kolosit.

Ai është një lojtar sulmues (mund të luajë në pozicionin "nëntë" dhe në krahun e djathtë). Lartësia e tij është 170 cm, pesha 72 kg. Lindur më 9 gusht 2001 në qytetin e Vlorës (Shqipëri).

Më parë, Arinaldo ka luajtur për Partizanin për tre sezone dhe në vitin 2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri.

Rrapai në sezonin aktual ka luajtur 15 ndeshje për Partizanin, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe 3 asistime. Ai gjithashtu luajti tre ndeshje në kualifikueset e Ligës së Konferencës 2024/2025.

Ka luajtur dy ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë, 4 ndeshje për ekipin U21 dhe 8 ndeshje për ekipin U19.

 

 

Lajmet e fundit

Video