RTSH Sport Live

Mirel Josa largohet nga Besa

  • 17 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Mirel Josa largohet nga Besa
Klubi kavajas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit më trajnerin kryeqytetas

Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës së Besës. Rezultatet e fundit kanë bërë që palët të gjejnë një zgjidhje mes tyre duke ndarë rrugët. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kavajas me një postim në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

Faleminderit Mirel Josa !

FC Besa dhe tranjeri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin .

FC Besa e falenderon tranjerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi.