RTSH Sport Live

Arsenal, Arteta: Dua një paraqitje që na çon në gjysmëfinale

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Arsenal, Arteta: Dua një paraqitje që na çon në gjysmëfinale
"Nëse arrijmë të kualifikohemi, do të ishte një emocion i madh, është diçka që nuk i ka ndodhur klubit për 15 vjet”.

Pas humbjes ndaj Aston Villas në Premier League, Arsenali është në kërkim të një reagimi në Champions League. Mbrëmjen e së mërkurës së 17 prillit, formacioni i Mikel Artetës do të jetë në fushën e “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër Bayern.

"Nesër dua të shoh një performancë që na çon në gjysmëfinale. Kemi një mundësi të jashtëzakonshme për ta bërë këtë”.

Arteta vazhdoi duke folur për gjendjen emocionale të skuadrës: "Disfata e së dielës ndaj Aston Villas nuk do të ketë asnjë ndikim në ndeshjen e nesërme. Shumica e lojtarëve tanë janë me përvojë, janë super të motivuar, të gatshëm dhe me besim".

Së fundi, për mundësinë e kualifikimit në gjysmëfinale: "Do të ishte e pabesueshme. Nëse arrijmë të kualifikohemi në gjysmëfinale, do të ishte një emocion i madh, është diçka që nuk i ka ndodhur klubit për 15 vjet”.