RTSH Sport Live

Arsenali humbet, United dhe Sociedad fitojnë, Betis “ndihmon” Romën

  • 27/10/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Arsenali humbet, United dhe Sociedad fitojnë, Betis “ndihmon” Romën
Janë luajtur ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Europa League

Betis i bën një dhuratë Romës. Spanjollët mposhtën Ludogorets 1-0 dhe i japin mundësinë skuadrës verdhekuq të vendosë fatin në ndeshjen e fundit ndaj bullgarëve. Betis, që është dhe i pari në grupin C me 13 pikë, arriti të triumfojë falë golit të Fekir në minutën e 56-të. Ndërkohë, Roma ka arritur të marrë një fitore 2-1 në transfertën me Helsinkin. Abraham zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të, ndërsa Hetemaj vendosi barazpeshën në minutën e 54-ët. Autogoli i Hoskonen në minutën e 62-të vendosi fatin e sfidës.

Hakmarrje për PSV-në, e cila i shkaktoi Arsenalit humbjen e dytë të sezonit: Veerman 55’ dhe Luuk de Jong 63’ firmosën për 2-0. Real Sociedad, fitues 2-0 ndaj Omonias, mbetet skuadra e vetme me pikë të plota. Navarro 45’ dhe Mendez 62’ janë autorët e golave.

Edhe Manchester United fiton, 3-0 përballë Sheriff, arrin të gjejë rrugën e rrjetës edhe Cristiano Ronaldo 81’. Ndërkohë që më parë kishin shënuar Dalot 44’ dhe Rashford  65’. Surprizë në grupin e Lacios: Sturm Graz mundi Feyenoord 1-0.

REZULTATET E EUROPA LEAGUE