Sezonit 2005-2006, atëherë kur Elbasani shpallej kampion i Shqipërisë për herë të fundit. Klubi që ka fituar pesë trofe të rëndësishëm në futbollin shqiptar nuk ka qenë pjesë e shortit në Kategorinë e Dytë. KF Elbasani pas 109 vitesh nuk do jetë më pjesë e kampionatit, çka nënkupton se me shumë gjasa ky emër nuk do të ekzistojë më. Ndarja nga jeta e presidentit Arben Laze ka bërë që klubi të mbetet pa financa, duke shkuar drejt fundit të pashmangshëm.
Bashkia e qytetit një sezon më parë formoi Akademinë e Futbollit Elbasani, që tanimë është pjesë e Kategorisë së Dytë. Një situatë që dihej, pasi edhe sezoni i kaluar u mbyll me shumë vështirësi dhe probleme në pagesa. Ekziston një shans minimal që ky klub të ekzistojë, investimi nga pronarët apo shitja te palët e interesuara.