RTSH Sport Live

Atletikë, Chebet bën historinë, vendos rekord të ri për femra në 10 km

  • 27/05/2024
  • |
  • Evente Sportive
Atletikë, Chebet bën historinë, vendos rekord të ri për femra në 10 km

Beatris Chebet është në historinë e atletikës. Keniania ka vendosur rekord në distancën e 10.000 metrave në garat e Eugene, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në grumbullimin e pestë të “Diamond League”.

Chebet mbylli 25 xhirot rreth pistës në kohën 28'54"14 duke shkrumbuar rekordin e bashkëatdhetares, Letesembet Gidey, e cila përshkroi distancën në kohën 29’01”03 në Hengelo më 8 qershor të 2021.