RTSH Sport Live

ATP Finals 2013, Xhokoviç fiton për herë të shtatë

  • 19/11/2023
  • |
  • Evente Sportive
ATP Finals 2013, Xhokoviç fiton për herë të shtatë

Novak Xhokoviç është shpallur kampion i ATP Finals 2023. Serbi ka mundur në dy sete vetëm pak çaste më parë Janik Siner. Xhokerit i ka mjaftuar një orë e 43 minuta lojë për të mundur italian me shifrat 6-3, 6-3.

Ky rrezultat nuk ka zhvlerësuar javën magjike të Sinerit, i cili është tenisti i parë italian që luan finalen e madhe ATP në 54 vite të historisë së kompeticionit.

Sa i përket tenistit serb rekordet nuk kanë të mbaruar. Ai kaloi Rozher Federerin duke fituar titullin e shtatë ATP Finals. Ndërsa me moshën 36 vjeç e 181 ditë ai bëhet fituesi më i vjetër i kompeticionit.