RTSH Sport Live

Autobusi me vonesë, Atletico protestë zyrtare në UEFA

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Autobusi me vonesë, Atletico protestë zyrtare në UEFA
Shumë njerëz në rrugë nuk e lejuan autobusin të lëvizte me shpejtësinë e duhur drejt stadiumit

Atletico Madrid do të bëjë një protestë zyrtare në UEFA për shkak se autobusi i ekipit të Cholo Simeone mbërriti me vonesë në stadium. Në programet zyrtare, skuadra spanjolle duhej të hynte në BVB Stadion pesë minuta para Borussia Dortmundit, ndërsa në fakt ata mbërritën shumë më vonë.

Dhe kjo ndodhi sepse shumë njerëz në rrugë nuk e lejuan autobusin të lëvizte me shpejtësi drejt stadiumit. Atletico Madrid e përfundoi nxehjen vetëm afër ndeshjes, më pak se pesëmbëdhjetë minuta para fillimit.