RTSH Sport Live

Bajerni bën goditjen e madhe, Xhamal Musiala rinovon deri në 2030

  • 14/02/2025
  • |
  • Gjermani
Bajerni bën goditjen e madhe, Xhamal Musiala rinovon deri në 2030

Pas firmës së Alfonso Dejvis, Bajerni i Mynihut ka lajmëruar rinovimin edhe me një tjetër lojtar të madh. Xhamal Musiala i ka premtuar besnikëri klubit që i besoi aq shumë kur e mori nga të rinjtë e Çelsit për ta kthyer në njërin prej tre lojtarëve më të mirë të globit.

“Jam i lumtur për firmën me Bajernin e Mynihut. Është njëri prej klubeve më të mëdhenj të botës dhe jam i lumtur që të vazhdoj të rritem këtu. Jam i bindur se së bashku do të arrijmë objektivë të mëdhenj në të ardhmen”, tha Xhama Musiala gjatë ceremonisë së rinovimit.