RTSH Sport Live

Bajram Sina, i bronzti i mundjes shqiptare

  • 03/06/2021
  • |
  • Të tjera
Bajram Sina, i bronzti i mundjes shqiptare
Sportisti i Tiranës zuri vendin e tretë në Kampionatin Europian të Shkupit

Bajram Sina është fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Europian të moshës deri në 23 vjeç në mundje, i cili gjatë muajit maj u zhvillua në Shkup të Maqedonisë. Një medalje që vjen pas shumë kohësh për mundjen shqiptare, ndërsa Sina për RTSH Sport rrëfen emocionet e tij.

“Ishte një arritje e madhe përsa i përket sportit të mundjes, kishte kaq shumë vite që mungonte një medalje, arritëm ta marrim. Ishte një kënaqësi e madhe për të gjithë ne”

Sina përfaqëson Tiranën në mundjen klasike, apo ndryshe greko-romake, në peshën 55 kilogram. Por a mund të kishte marrë më tepër nga ky aktivitet?

“Them se mund të arrija diçka më tepër. Gjithsesi, I shfrytëzova të gjitha mundësitë dhe arrita të marr një medalje”.

Ndërkohë mundësi bardheblu ka treguar dhe objektivat për vitin në vazhdim, ndërsa fokusi tanimë është në Kampionatin Botëror të moshës deri në 23 vjeç.

“Objektivat janë që të arrij dhe shumë medalje të tjera sin ë Kampionatin Botëror, pse të mos dal I pari në botë!”

E ndërkohë një medalje ndërkombëtare që nuk ka përfitim financiar nga instancat përkatëse, ndonëse ligjet e parashikojnë një gjë të tillë, edhe pse është për moshat.

“Një medalje për një sportiest duhet shpërblyer, që ai të ketë shpresa për të arritur sa më lartë”, ka deklaruar Sina.