Ballkani vazhdon me ritëm europian. Skuadra e trajnerit Ilir Daja, pasi fitoi të parën ndaj Larnes me rezultatin 3-0, ka triumfuar dhe të enjten në mbrëmje në transfertë, në ndeshjen e kthimit, me rezultatin 4-1. Dominim total i skuadrës kampione të Kosovës, që tani duhet të mendojë për turin e tretë të Ligës së Konferencës ku e prêt sfida e dyfishtë me Linkoln Red Imps.
Eliminohet Drita, që pasi kishte barazuar pa gola në ndeshjen e parë në transfertë përballë Viktoria Plzen, është mundur 2-1 në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. Të tre golat u shënuan në fundin e pjesës së dytë.
Të njëjtin fat kishte dhe skuadra e Dukagjinit, e cila është mundur me rezultatin e thellë 6-1(rezultati I përgjithshëm 7-1).
Shkupi është dorëzuar përballë Levskit në Sofie me një gol të shënuar në fundin e takimit . Bullgarët vazhdojnë më tej, të cilët kishin fituar dhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.