RTSH Sport Live

Ballkani, ulje e detyruar në Pragë

  • 16/09/2022
  • |
  • Të tjera
Ballkani, ulje e detyruar në Pragë
Probleme në avion, pas 30 minutave në ajër, mjeti fluturues u rikthye në tokë

Frikë në ajër për ekipin e Ballkanit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja bashkë me stafin dhe drejtues të lartë të klubit, ishin dëshmitarë të një momenti frike në ajër pasi avioni i nisur nga Praga ka bërë ulje të detyruar po në kryeqëndrën e Republikës Çeke për shkak të një problemi teknik. Pas disfatës 3-2 në ndeshjen e dytë të grupit G në Ligën e Konferencës kundër Slavias së Pragës, ekipi ka marrë rrugën drejt aeroportit për t’u kthyer në Prishtinë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pak çaste pas ngritjes së avionit në ajër, pilotët kanë vënë re plasaritje të xhamit të kabinës por pa krijuar panik, ndoqën procedurat e uljes emergjente në aeroportin “Václav Havel” nga ku avioni ishte nisur. Pas 30 minutave mjeti fluturues u ul në tokë pa asnjë incident. Ekipi u rikthye në avion rreth orës 9 të mëngjesit të së premtes dhe pas rreth 2 orëve udhëtim zbarkoi në Prishtinë.

Sfida mes vendasve të Slavias dhe Ballkanit u mbyll me fitoren e vendasve 3-2 ku skuadra e Dajës kaloi dy herë në avantazh por nuk arriti të dilte me pikë nga transferta e vështirë. Tashmë, ekipi portokalli do të sfidojë në 180 minuta turqit e Sivaspor për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.