RTSH Sport Live

Barcelona, ​​pritja shokuese në Montjuic

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Barcelona, ​​pritja shokuese në Montjuic
Gabim i pabesueshëm i ultrasve Blaugrana, që ngatërrojnë autobusin e skuadrës së Xavit me atë të PSG-së.

Nisje tronditëse e mbrëmjes për Barcelonën në Champions League. Ndërsa skuadra vendase po udhëtonte drejt stadiumit Montjuic për të sfiduar PSG-në në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Disa tifozë të skuadrës katalanase hodhën gurë, bomba tymuese dhe objekte të tjera drejt autobusit të djemve të Xavi, duke e ngatërruar me atë të kundërshtarëve francezë. Askush i lënduar dhe pak dëme, por sigurisht jo një pritje e këndshme.