RTSH Sport Live

Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

  • 11 orë para
  • |
  • Basketboll
Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Final 4 i Femrave këtë vit zhvillohet në Shqipëri, ku FSHB është përcaktuar për qytetin e Vlorës dhe ai i meshkujve do të zhvillohet në Kosovë, derisa për vendin ku do te mbahet do të vendosë Bordi i FBK-së në ditët në vazhdim. 

Me ndeshjet e xhiros së dhjetë në Ligën Unike Femrat përfunduan garat e rregullta. Në gjysmëfinale do të përballen Bashkimi me Flamurtarin, si dhe Peja 03 me Partizanin. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 18 mars, derisa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja më 20 mars.

Orari

18.03.2025

E martë

18:00 Bashkimi - Flamurtari

20:30 Peja 03 - Partizani

20.03.2025

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

18:30 Ndeshja Finale