Një arratisje që konsiderohet e bujshme, ajo që mediat britanike ia atribuojnë David dhe Victoria Beckham. Sipas Daily Mail, e gjithë familja ka fluturuar drejt Miami në fshehtësi për të festuar natën e Vitit të Ri, duke mos respektuar kështu rregullat e rrepta të bllokimit në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar.
Për të anashkaluar bllokimin, Beckhams ka zgjedhur ditën e Krishtlindjes dhe një aeroplan privat, në mënyrë që të shmangte thyerjen e hapur të kufizimeve të reja anti-Covid të vendosura nga Boris Johnson.
Natën e Vitit të Ri, në rezidencën 30 milionëshe - Beckhams, së bashku me fëmijët Brooklyn, 21, Romeo, 18, Cruz, 15 dhe Harper, 9 - kaluan fillimin e vitit të ri në rezidencën familjare të së dashurës së djalit të tyre të madh, Nicola Peltz, në Miami. Një rezidencë me vlerë mbi 30 milion euro në pronësi të Nelson Peltz, një biznesmen amerikan dhe babai i nuses së ardhshme. Brooklyn dhe Nicola do të martohen vitin e ardhshëm.