RTSH Sport Live

Belotti ndal Betis, Roma shpreson për vendin e dytë

  • 13/10/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Belotti ndal Betis, Roma shpreson për vendin e dytë
Belotti i përgjigjet Canales: spanjollët thuajse të kualifikuar, verdhekuqtë ende duhet të djersitin

Roma barazoi 1-1 me Betis në ditën e 4-të të Ligës së Europës dhe mbetet në garë për vendin e dytë që të kualifikon për në fazën e 32-të. Spanjollët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-të me të majtën e Canales të devijuar nga Ibanez. Verdhekuqtë gjejnë barazimin në rikuperimin e pjesës së parë me Belottin, por varësit anulojnë për pozicion jashtë loje. Sulmuesi, megjithatë nuk dorëzohen dhe në minutën e 53-të shënon sërish dhe këtë herë teknologjia i vjen në ndihmë, duke anuluar pozicionin jashtë loje të sinjalizuar nga anësori.

Betis dhe Roma ndajnë aksionet, për një barazim që mund t'i kënaqë të dyja: spanjollët tashmë janë kualifikuar dhe synojnë të mbrojnë vendin e parë, verdhekuqtë mbeten në garë dhe janë zotër të fatit të tyre. Me sa duket vendimtare do të jetë ndeshja e fundit e grupit C me Ludogorets.

Një rezultat i drejtë siç shihet në fushë, me skuadrën e Mourinhos duke luajtur një lojë me vëmendje të madhe, duke mos hequr dorë kurrë nga kujdesi. Belotti shmangu një humbje të pamerituar, ndërsa Abraham vazhdon të dështojë për të gjetur rrugën e rrjetës. Aktivizim i Camara në fillim të pjesës së dytë: asistimi i tij për 1-1.