RTSH Sport Live

Besëlidhja – Teuta në RTSH Sport

  • 27/01/2024
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja – Teuta në RTSH Sport
Nis java e dymbëdhjetë e Superligës për meshkuj, koshi ofron të tjera emocione

Besëlidhja – Teuta është ndeshja e superligës së meshkujve në basketboll, e cila, duke nisur nga ora 18:00, do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Rikthehet kampionati, ndërsa një javë më parë përfundoi Kupa e Shqipërisë me fitoren e Tiranës për djem dhe Flamurtarit për vajza. Por ndërkohë ka nisur dhe Liga Unike “Shqipëri – Kosovë” në basketbolli për femra, të gjitha këto, së bashku me Euroligën e djemve, kanë ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në RTSH Sport.

Besëlidhja e mbylli gjysmën e parë të sezonit në kampionat me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje. E për rrjedhojë, përtej forcës së Teutës, lezhjanët e Afrim Bilalit do të mund ta nisin garën e kampionatit aty ku e lanë. Në fakt java e dymbëdhjetë ka nisur me fitoren e Vllaznisë në Korçë, si dhe të Partizanit në Elbasan. E përveç Besëlidhja – Teuta, që zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, luhen dhe Flamurtari – Kamza Basket e Tirana – Apolonia, kurse Fieri Basket është pushim.

Tek femrat Studenti – Elbasani, Barleti Basket – Flamurtari, Vllaznia – Partizani dhe Teuta – Tirana. Basketbolli kështu premton ndeshje cilësore, teksa nuk do të mungojnë këto sfida në Radio Televizionin Shqiptar.