Bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, i cili ka ushtruar dhe rolin e trajnerit me disa skuadra, Bledi Shkëmbit, Imelda ka mbetur e dëmtuar ndërsa është rrëzuar skela e një pallati në ndërtim. Në incidentin e ndodhur, krahas bashkëshortes së Shkëmbit, ka mbetur i dëmtuar dhe një person tjetër.
Ndërkohë që mësohet se janë marrë masat për punonjës të firmës së ndërtimit, për veprën penale të shkeljes së rregullave.