RTSH Sport Live

Botërori, Brazili “ngushëllohet” me golin më të mirë falë Richarlison

  • 23/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Botërori, Brazili “ngushëllohet” me golin më të mirë falë Richarlison
Goditja me stil gërshërë ndaj Serbisë u votua nga tifozët si goli më i mirë në Katar

Përmes një postimi në Tëitter të publikuar në llogarinë e saj zyrtare, FIFA shpalli golin më të mirë të Botërorit të Katarit. Ishte Brazili me Richarlison që triumfoi dhe tifozët votuan drejtpërdrejt. Stil gërshërë ndaj Serbisë në fazën e grupeve lanë pa shanse portierin Milinkovic-Savic dhe çmendën jo vetëm stadiumin dhe pankinën braziliane, por edhe të gjithë teleshikuesit para televizorit.

Golat e tjerë në garë ishin: Mbappé ndaj Polonisë, Paik Seung-Ho ndaj Brazilit, Al-Daësari ndaj Argjentinës, Richarlison ndaj Koresë së Jugut, Chavez ndaj Arabisë Saudite, Neymar ndaj Kroacisë, Enzo Fernandez ndaj Meksikës dhe Gakpo ndaj Ekuadorit. Megjithatë, nuk kishte asnjë histori, në fund ishte Richarlison ai që buzëqeshi. Pak ngushëllim për Brazilin, duke pasur parasysh eliminimin e tyre në çerekfinale kundër Kroacisë (me golin e barazimit të Petkoviç në minutën e 117-të dhe humbjen e mëpasshme me penallti) dhe triumfin e rivalëve të tyre, Argjentinë.