RTSH Sport Live

Botërori i Katarit, dronët në aksion kundër sulmeve në stadium

  • 23/07/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Botërori i Katarit, dronët në aksion kundër sulmeve në stadium
Pajisjet fluturuese do të vijnë nga kompania amerikane Fortem Technologies, e cila ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të vendit.

Katari do të përdorë dronë për të mbrojtur stadiumet e futbollit nga sulmet e mundshme gjatë Kupës së Botës 2022, sipas BBC. Pajisjet fluturuese do të furnizohen nga kompania amerikane Fortem Technologies, e cila ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të vendit. Dronët Fortem do të lokalizojnë dhe përfundimisht do të rrëzojnë mjete të tjera pranë stadiumeve që mund të përbëjnë një kërcënim sigurie.

Fortem Technologies, e cila vitet e fundit ka perfeksionuar instrumentet e saj në ngjarje të tjera sportive, është gjithashtu aktive me dronët e saj në luftën në Ukrainë dhe në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas profesorit David Dunn nga Universiteti i Birminghamit, kërcënimi i sulmeve terroriste duke përdorur dronë është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit pasi teknologjia është bërë më e aksesueshme.