RTSH Sport Live

Botërori i Mundjes, Abakarov i jep Shqipërisë medaljen e bronztë

  • 18/09/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Botërori i Mundjes, Abakarov i jep Shqipërisë medaljen e bronztë
Mundësi me origjinë çeçene, i cili përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë mundi rusin Zavur Uguev

Zelimkhan Abakarov, mundësi me origjinë çeçene, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Serbi. Abakarov, pasi dështoi një ditë më parë në tentativën për të kaluar në finale, u mund në gjysmëfinale nga serbi Micic, u ndesh ditën e sotme me rusin Zavur Uguev dhe arriti të triumfojë duke siguruar medaljen e bronztë.

Ndërkohë, në peshën 65 kg Islam Dudaev(përfaqëson Shqipërinë) u eliminua që në raundin e parë nga japonezi Otoguro Takuto. Të njëjtin fat kishte dhe Paris Karepi, i cili konkuroi në peshën 125 kg  dhe u mund nga Aiaal Lazarev nga Kirgistani.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti