RTSH Sport Live

Botërori, ndryshon topi në gjysmëfinale: "Al Rihla" zëvendësohet nga “Al Hilm”

  • 11/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Botërori, ndryshon topi në gjysmëfinale: "Al Rihla" zëvendësohet nga “Al Hilm”
Al Hilm, edhe më i ndjeshëm ndaj pozicionit jashtë loje gjysmë automatike, zë vendin e Al Rihlas

Nga gjysmëfinalet ndryshon topi i Botërorit në Katar. FIFA ka vendosur të ndryshojë për katër ndeshjet e fundit. "Al Hilm", që në arabisht do të thotë "ëndrra", zë vendin e "Al Rihla" ("udhëtimi"), një sferë e përdorur në 60 ndeshjet e para të turneut. Topi i ri, i cili ka të njëjtën teknologji si ai i mëparshmi, do të jetë edhe më i ndjeshëm ndaj pozicionit jashtë loje gjysmë automatike. Këtë e ka bërë të ditur FIFA.

Rrugëtimi për 28 kombëtare përfundoi para kohe dhe tashmë ëndrra e 4 të fundit garuese, Argjentina, Kroacia, Franca dhe Maroku, mbetet për sfidat më vendimtare. “Topi përmban përparimet më të fundit në dizajn dhe të njëjtën teknologji të Al Rihla-s tashmë në pronësi të Adidas dhe që gjatë këtij Botërori i ka ndihmuar shumë gjyqtarët që të marrin vendime më shpejt dhe më saktë – shpjegon njoftimi për shtyp i lëshuar nga FIFA – Teknologjia e re kombinon inteligjenca artificiale me të dhëna të siguruara nga njësia matëse inerciale e vendosur në qendër të topit. Duke qenë e lidhur me sistemin gjysmë automatik të zbulimit të pozicionit jashtë loje, lejon të verifikohet momenti i saktë në të cilin topi luhet edhe në distanca minimale të pozicionit jashtë loje".