RTSH Sport Live

Bukari feston si Ronaldo! Tërbohet Cristiano nga pankina

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Bukari feston si Ronaldo! Tërbohet Cristiano nga pankina
Lojtari ganez shënoi golin e 3-2 i cili ngushtoi diferencën dhe feston me ngazëllimin tipik të portugezit, i cili tërbohet në stol.

Kush ka guximin të festojë në stilin alla Ronaldo përballë Cristiano Ronaldos? Bukari i Ganës e bëri këtë. Sulmuesi shënoi me kokë golin e 3-2 i cili shkurtoi distancën me Portugalinë dhe riktheu shpresën në minutat e fundit te kombëtarja e Ganës, më pas festoi me bashkëlojtarët e tjerë duke u gëzuar me “Siuu” tipike të CR7, i cili në atë moment ishte i  ulur në stol.

Portugezi pa gjithçka dhe reagoi me një gjest bezdije, duke ngritur krahun dhe duke vështruar në drejtim të fushës, kushedi nëse për frustrimin e golit të pësuar apo për imitimin e markës së tij.