RTSH Sport Live

Bylisi rikthehet te fitorja, Vora zhgënjen në shtëpi

  • 16/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Bylisi rikthehet te fitorja, Vora zhgënjen në shtëpi

Sapo kanë përfunduar 4 takime të javës së 25-të të Kategorisë së Parë. Bylisi reagon pas hapit fals të javës së kaluar dhe fiton në shtëpi 2-0 përballë Besës. Mallakastriotët zgjidhin gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola me Ruçin dhe Trumçin dhe ngjiten përkohësisht në krye të renditjes (në pritje të ndeshjes së Elbasanit).

Zhgënjen Vora, që mundet 3-1 në shtëpi nga Kastrioti. Vendasit kalojnë të parët në avantazh, por krutanët përmbysin gjithçka duke shënuar 3 gola për tre piëk shumë të rëndësishme.

Luzi trondit Tomorin në Berat, fiton 2-1 dhe merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë. Beratasit pësojnë humbjen e radhës, tashmë përballë një rivali direkt, dhe mbeten në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, me 14 pikë pas 25 ndeshjeve të luajtura.

Nuk ka fitues në sfidën mes Flamurtarit dhe Lushnjës, që mbyllet në barazim 0-0. Vlonjatët me pikën e fituar ngjiten në vendin e tretë në renditje, ndërsa Lushnja vazhdon të shpresojë për një vend në zonën Play Off.