Zhgënjimi për dështimin e Uruguajit për të arritur në fazën e 16-shes në Kupën e Botës në Katar është ende i ndezur për Edinson Cavanin. Sulmuesi i Valencias sulmoi ashpër Daniel Siebert, arbitri që drejtoi ndeshjen mes Celeste dhe Ganës në fazën e grupeve. Uruguaji i trajnerit të atëhershëm, Diego Alonso arriti të fitojë 2-0 por u eliminua nga suksesi i Koresë së Jugut ndaj Portugalisë. Gjyqtari Siebert u kontestua shumë nga amerikanojugorët, veçanërisht për mosdhënien e dy penalltive pavarësisht përdorimit të VAR.
“Matador” Cavani doli i tërbuar dhe para se të shkonte në dhomat e zhveshjes shkatërroi monitorin VAR. Për atë gjest, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një dosje. Në Cadena Ser, ish-sulmuesi i Palermos dhe Napolit e ka drejtuan gishtin sërish te Sieberti: “Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin që pësuam në Kupën e Botës, atë duhet ta arrestojnë, sepse këto janë gabime që nuk mund t'i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”.