RTSH Sport Live

Champions, Arsenal-Bajern dhe Real-Siti hapin çerekfinalet

  • 15/03/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Champions, Arsenal-Bajern dhe Real-Siti hapin çerekfinalet

Vetëm pak minuta më parë përfaqësuesit e tetë skuadrave më të mira të Europës kanë gjetur akordin sa u përket datave të dueleve.

Kështu të parat në fushë, më 9 prill, do të zbresin çiftet Arsenal-Bajern dhe Real-Siti. Ndërsa të nesërmen, më 10 prill, do të jetë radha e Atl.Madrid–Bor.Dortmund dhe PSG-Barcelona.

Për dy çiftet e para takimet e kthimit do të mbahen të mërkurën e 17 prillit ndërsa për dy çiftet e dyta e vërteta do të mësohet një ditë para, më 16 prill.  

Për arsye të të drejtave televizive UEFA gjithmonë ka evituar ndeshjet e skuadrave nga i njëjti vend të luhen në një ditë, por shorti i ditës së sotme nuk i dha mundësi që të ruante këtë politikë pasi Obi Mikel me goglat e zgjedhura evitoi derbin spanjoll.