RTSH Sport Live

Çmenduri, një lojtar i Argjentinës bleu një kafshë për të mbrojtur medaljen e artë!

  • 01/01/2023
  • |
  • Boterori Katar 2022
Çmenduri, një lojtar i Argjentinës bleu një kafshë për të mbrojtur medaljen e artë!
Një qen roje "special", është Malinois belg, 30 kg muskuj dhe shkathtësi

Pas festimeve ndryshe nga pjesa tjetër pas triumfit në Katar, Dibu Martinez është sërish në krye të lajmeve. Portieri kampion bote i Argjentinës, protagonist i madh i turneut dhe finales së fituar me penallti ndaj Francës, u rikthye në Angli te klubi i tij, Aston Villa, me të cilin ishte sot në stol në ndeshjen e fituar në shtëpinë e Tottenhamit.

Gjithsesi, ai e ka gjetur një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë për mënyrën që ka zgjedhur për të siguruar medaljen e fituar. Në vend që të mbështetej në një kasafortë ose një agjenci të madhe sigurimesh, Martinez ka zgjedhur një mënyrë alternative për të mbrojtur medaljen e çmuar të artë të rezervuar për fituesit e Kupës së Botës.

Zgjedhja e Dibu ra mbi një qen roje "special", është Malinois belg, 30 kg muskuj dhe shkathtësi për një nga racat më të adoptuara nga ushtritë dhe shërbimet speciale nga e gjithë bota, madje edhe nga trupat amerikane të Marinës Seals të punësuar në kapjen e Bin Laden.

Kostoja e qenushit të madh, i cili përveç mbrojtjes së medaljes, do të kujdeset për gruan e tij Amanda dhe fëmijët Santi dhe Ava, është 20 mijë paund, dorëzuar tek Elite Protection Dogs, tashmë të famshëm mes VIP-ave dhe sportistëve të kalibrit të Hugo Lloris, Ashley. Cole dhe Mike Tyson.