RTSH Sport Live

Di Maria nderon Juven, tërbohet Manchester United

  • 09/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Di Maria nderon Juven, tërbohet Manchester United
Bardhezinjtë mposhtën Freiburgun me rezultatin 1-0, Djajtë e Kuq kanë realizuar një fitore 4-1 përballë Betis

Juventus mundi 1-0 Freiburgun në Allianz Stadium në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 16-shes të Europa League. Pas një nisje të ekuilibruar, sfida u zhbllokua nga Angel Di Maria (8') me një goditje precize dhe të fuqishme në një asistim të Kostic. Gjermanët tentuan të reagojnë menjëherë, por goli i barazimit të Holer në pjesën e dytë u anullua nga VAR për shkak të një prekjeje të Ginter. Më pas Zonja e Vjetër ia doli mbanë deri në bilbilin e fundit. Një rikthim në suksesin europian pas pesë muajsh agjërim. Por ka shqetësim për Chiesa, i cili doli duke çalua për shkak të një problemi të ri në gjurin e djathtë.

Një sukses i vërtetë për Manchester United, I cili lë mënjanë disfatën poshtëruese me Liverpool dhe dhe mposht 4-1 Betis Seville. Fillimi i Djajve të Kuq ishte i vrullshëm. Gjashtë minuta lojë dhe Rashfordi i zakonshëm kujdeset për të zhbllokuar rezultatin. United iu afrua dyfishimit fillimisht me Ëeghorst dhe më pas përsëri me Rashford, i neutralizuar nga dalja e Bravos, ndërsa Betis nuk mundi të kalonte mesfushën, i shtypur nga presioni i formacionit të Ten Hag.

Në minutën e 32-të, megjithatë, gjithçka ndryshoi: Ayoze Perez gjen golin e bujshëm të barazimit. Pas golit, skuadra e Pellegrinit merr guxim dhe kontrollon topin me shpejtësi. Presioni spanjoll i krijon disa probleme daljes së Djajve të Kuq nga poshtë, me de Gea që humb një top duke i dhënë sërish Perezit një mundësi të mirë, por gjuajtja e tij godet shtyllën.

Në minutën e 52-të Antony kujdeset që të nxjerrë nga telashet skuadrën e tij, duke shënuar golin e avantazhit. Gjashtë minuta të tjera dhe vjen edhe goli i tretë me Bruno Fernandes. United ka kontrollin, ndërsa Betis është i pafuqishëm. Pokeri, megjithatë vjen në minutën e 82-të me Ëeghorst. Përfundon 4-1, me United që mbyll fjalimin kualifikues që në ndeshjen e parë, Betisit do t'i duhet një mrekulli e vërtetë për të përmbysur rezultatin.