RTSH Sport Live

Didier Deschamps: Benzema me pushime? Pa koment

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Didier Deschamps: Benzema me pushime? Pa koment
Trajneri i Francës, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tunizisë në Kupën e Botës

"Benzema me pushime? Nuk është diçka që më pushton mendjen. Nuk e di kush, çfarë thotë dhe si. Ju e dini situatën dhe kohën e shërimit të tij”. Kështu Didier Deschamps, trajneri i Francës, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tunizisë në Kupën e Botës. Ai i është përgjigjur një pyetjeje mbi zërat që qarkullojnë ditët e fundit për një rikthim të mundshëm të Benzema në fazën finale të turnout, mohuar më vonë nga mbërritja e sulmuesit këtë mëngjes në ishujt Reunion për pushime.

“Kam folur me Karim pasi ai u largua, por nuk e di se ku doni të shkoni me pyetjen tuaj - u përgjigj Deschamps, siç raportohet nga l'Equipe - Unë kam njëzet e katër lojtarë dhe ata janë ata që duhet t'i marr. Do t'ju lë pak biseda, debate, imagjinoni... Por nuk do të komentoj gjëra që nuk kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë".