RTSH Sport Live

Disiplina, gjoba për skuadrat e Kategorisë së Parë

  • 29/03/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Disiplina, gjoba për skuadrat e Kategorisë së Parë

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Dispilinës dhe Etikës në FSHF. Apolonia, AF Elbasani dhe Lushnja janë dënuar me gjobë. Më poshtë të gjitha vendimet e plota:

FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve, në bazë të neneve 17/1/c, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Lushnja, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vora, Xhuljo Tabaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanët, Albi Alushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.