RTSH Sport Live

Dortmund-Atletiko, Simeone: Të luajmë siç po bëjmë

  • 15/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Dortmund-Atletiko, Simeone: Të luajmë siç po bëjmë
Fjalët e trajnerit argjentinas në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë

Diego Simeone foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Borussia Dortmund-Atletico Madrid, e vlefshme për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e parë, spanjollët fituan 2-1. Një rezultat që mban gjithçka të hapur, por që Simeone do të dëshirojë ta shfrytëzojë për t'u rikthyer në top katërshen e Europës pasi eliminoi edhe Interin në 16-she.

Simeone , për atmosferën që e pret në Dortmund: "Ne përballemi me një ekip që është shumë i fortë në shtëpi dhe që do të fillojë me një ritëm të lartë. Duhet të bëjmë si në ndeshjet e fundit në La Liga, ka besim të madh, do të luajmë një ndeshje të mirë”.

"Ata kanë lojtarë shumë të fortë, madje edhe më të rinjtë. Vitin e kaluar patën një sezon të shkëlqyer, pothuajse duke ia hequr kampionatin Bayern-it". Së fundi për motivet e skuadrës së tij: "Në këto momente nuk ka nevojë të thuhet asgjë. Çdo lojtar që është afër të jetë në mesin e katër më të mirëve në Evropë, nuk ka asnjë nxitje më të madhe. Ne duhet të luajmë siç po bëjmë”.