RTSH Sport Live

Dortmundi nuk fal në shtëpi, nxjerr jashtë Atletikon

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Dortmundi nuk fal në shtëpi, nxjerr jashtë Atletikon
Gjermanët kanë arritur të triumfojnë 4-2 përballë spanjollëve në ndeshjen e kthimit

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit 4-2 dhe arrin në gjysmëfinale (duke përmbysur humbjen 2-1 në ndeshjen e parë), ku e pret skuadra franceze e PSG-së.

Brandt shënoi në minutën e 34-të, Maatsen dyfishoi epërsinë pas pesë minutave. Një autogol i Hummels (49') dhe një gol i Correas (64') i kthenë spanjollët në epërsi, por Füllkrug (71') dhe Sabitzer (74') i dhanë kualifikimin Dortmundit.

Një ndeshje e bukur që përfundon me rezultatin 4-2, ku gjermanët kalojnë në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm në nivel klubesh në kontinentin e vjetër, ku do të takohen me Paris Saint Germain.