RTSH Sport Live

Drita, Dukagjini dhe Shkupi, sonte në fushë

  • 03/08/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Drita, Dukagjini dhe Shkupi, sonte në fushë
Tri skuadrat shqiptare të rajonit, me misione të ndryshme në turin e dytë

Përveç Tiranës dhe Ballkanit, edhe 3 skuadra të tjera shqiptare të futbollit të rajonit zbresin sonte në fushën e blertë për ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Dy ekipet e Kosovës, Drita e Dukagjini, por edhe Shkupi luajnë sonte, madje në orare të përafërta. Për shkak se të gjitha ndeshjet evropiane të skuadrave kosovare zhvillohen në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Dukagjini priti të enjten Rijekën, ndërkohë Drita ishte mysafire e Viktorias së Plzenjit në Republikën Çeke.

Këtë javë vetëm Drita është vendase, kurse Dukagjini luan në fushë të huaj, ashtu sikundër edhe Shkupi. Kjo e fundit zbret e para në fushën e blertë në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie, për t’u ndeshur me Levskin, me të cilën u mund 0-2 në takimin e parë në fushën e vet. Duke nisur nga ora 20:15, Dukagjini luan të enjten në stadiumin “Rujevica” në Rijekë të Kroacisë, ku përballë do të ketë skuadrën vendase.

Rijeka fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri” dhe është favorite e madhe për të kaluar më tej, edhe pse vjen pas një humbjeje minimale të dielën mbrëma në derbin me Hajdukun e Splitit. Duke nisur nga ora 20:00, Drita e Gjilanit pret të enjten Viktorian e Plzenjit, teksa ndeshja e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.