RTSH Sport Live

Duro me ambicie të mëdha, Struga synon turin e tretë

  • 01/08/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Duro me ambicie të mëdha, Struga synon turin e tretë

Shqiptarët do të kenë sot një “sy” edhe në Podgoricë atje ku Struga e Shpëtim Duros luan për të bërë historinë. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League, që do të luhet në ‘Gradski Stadion’ të Podgoricës ku vendasit e Buducnostit pritet të nisin ndeshjen në sulm.

Skuadra kampione e Maqedonisë së veriut, e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë, të zhvilluar më 26 korrik në stadiumin e Ohrit.

Sonte në mbrëmje Struga nis gjithçka në barazim edhe pse ka një “thesar” të artë për të mbrojtur. Goli i Besart Ibraimit është një plus i madh në këtë duel sa i përket kualifikimit, i cili do të ishte një arritje historike për kampionët e Maqedonisë.