RTSH Sport Live

Dybala, mesazhi i Harden: Jam një tifoz i madh i juaji

  • 12/02/2021
  • |
  • Gosip
Dybala, mesazhi i Harden: Jam një tifoz i madh i juaji
Kampioni i NBA i bën vlerësime sulmuesit argjentinas të Juventusit në rrjetet sociale

Mesazh special për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala. James Harden, kampioni i basketbollit NBA me nofkën "Mjekra"(për mjekrën e tij), i bëri një vlerësim argjentinasit, për të cilin ai është një tifoz i madh, me një video mesazh që u shfaq në profilin e tij në Twitter në të cilin Harden mbante veshur fanellën bardhezi.

"Si je, Dybala? - janë fjalët e basketbollistit - Unë jam "Mjekra", James Harden. Thjesht doja të përshëndesja dhe t'ju them se unë jam një tifoz i juaji. Fat të mirë për sezoni".

Përgjigja nga Dybala nuk vonoi të vinte dhe, përsëri përmes Twitter, falënderoi amerikanin dhe e përgëzoi atë për fanellën që kishte veshur.