RTSH Sport Live

Dybala, pushime në Miami: me Ronaldinhon dhe Vinicius

  • 11/06/2022
  • |
  • Gosip
Dybala, pushime në Miami: me Ronaldinhon dhe Vinicius
Ish-sulmuesi i Juventusit në bisedime me Interin po shijon pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Paulo Dybala po shijon pushimet në Miami, duke pritur që negociatat me Interin të kenë një fund të lumtur. Joya në Shtetet e Bashkuara u takua me shumë kolegë dhe ish-shok të skuadrës së Juventusit si Blaise Matuidi dhe Paul Pogba, dhe në orët e fundit ai postoi një foto në shoqërinë e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior dhe ish të madhit të Barcelonës dhe Milan, Ronaldinho, në shtëpinë e tij në Miami.

“Momente të shkëlqyera me këta fenomene”, është mesazhi që Dybala ka postuar në profilin e tij në Instagram, duke shoqëruar foton, në aeroport, me dy kampionët brazilian. Siç raportojnë mediat portugeze, sulmuesi argjentinas do të marrë pjesë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Ronaldinho, “The Beautiful Game” ku do të marrin pjesë shumë lojtarë dhe ish-lojtarë të Amerikës së Jugut, mes tyre edhe Roberto Carlos.