RTSH Sport Live

E pabesueshme, Ibrahimoviç shpërthen në lot

  • 22/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
E pabesueshme, Ibrahimoviç shpërthen në lot
Sulmuesi suedez është shfaqur shumë i emocionuar në konferencën për shtyp

Zlatan Ibrahimovic është intervistuar në një konferencë për shtyp për kthimin e tij në ekipin kombëtar. Ai u paraqit së bashku me trajnerin, Janne Andersson, duke lënë mënjanë të gjitha fërkimet e së kaluarës. Sulmuesi i Milan shpjegoi dëshirën e tij për ta vendosur veten në dispozicion të plotë të ekipit me qëllimin, arritjen e objektivave të rëndësishme:

"Me trajnerin u takuam për herë të parë drejtpërdrejt, vetëm në një dhomë dhe biseduam për gjithçka. Një takim pozitiv në të cilin u përballëm me njëri-tjetrin dhe në fund zgjodhëm atë që ishte më r mirë për Suedinë. Ne të dy e dimë se çfarë është më e mira për ekipin kombëtar dhe sot unë jam ulur këtu para jush”.

Gjatë konferencës për shtyp, Ibra u prek kur foli për djalin e tij, Vincent: "Ai qau kur unë u largova, por tani është në rregull". Ibra nuk ishte në gjendje të përmbajë emocionet përpara shtypit.

Më pas, kampioni kuqezi theksoi: "Nëse jam këtu nuk është për shkak se quhem Zlatan Ibrahimovic, por sepse kam treguar se meritoj të jem, gjithçka që kam bërë më parë nuk do të thotë asgjë. Ndihem e mirë, dua të jem i përfshirë dhe ndjej se ende mund të kontribuoj për të mirën e ekipit kombëtar”.

“Unë jam vetëm një pjesë e enigmës këtu, nëse më pyesni unë jam më i miri në botë, por kjo nuk ndihmon këtu". Pastaj Ibrahimoviç vazhdoi: "Unë thjesht dua të vendos në dispozicion të skuadrës eksperiencën time dhe i premtova trajnerit se do të jem vendimtar, por tani duhet ta provoj në fushë. Kapiten? Në kokën time është Andreas Granqvist, por është trajneri që vendos”.

 Zlatan e mbyll duke folur për numrin e fanellës së tij: "Unë e pyeta Alexander Isak nëse mund të merrja fanellën me njëmbëdhjetë. Ai më dha ok. Forsberg më kishte ofruar fanellën me numrin dhjetë, por preferova të refuzoj sepse ky është një kapitull i ri. Përveç kësaj, numri nuk ka shumë rëndësi".