RTSH Sport Live

Elbasani e Bylisi nuk gabojnë, Superiorja është më afër

  • 06/04/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani e Bylisi nuk gabojnë, Superiorja është më afër
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me javën e 28-të duke dhuruar rezultate interesante. Dy skuadrat kryesuese, Elbasani dhe Bylisi kanë bërë detyrën në transfertë, respektivisht përballë Korabit(Korabi-Elbasani 2-3) dhe Lushnjës(Lushnja-Bylisi 1-2), duke u afruar akoma më shumë me Superioren.

Ndërkohë, lufta për mbijetesë është bërë akoma më e ashpër, me Kastriotin që ka mposhtur Luzin me rezultatin 1-0 dhe Besa ka fituar 1-0 në transfertë përballë Burrelit. Një ngjeshje e skuadrave në zonën e fortë, që premton duele interesante deri në fund.

REZULTATET