Janë luajtur sot dy ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e tretë. Elbasani dhe Vora kanë arritur të fitojnë respektivisht me Lushnjën dhe Burrelin duke u ngjitur në nivelin e skuadrave pretendente në klasifikim.
Elbasanit i ka mjaftuar një gol në fundin e pjesës së parë përballë Lushnjës në transfertë për të rrëmbyer tri pikë të arta. Gjithçka është vendosur nga goli i Karakaçit në minutën e 45-të. Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 7 pikëve duke u pozicionuar në vendin e dytë, me pikë të barabarta me vendin e parë.
Në sfidën tjetër, Vora ka marrë një fitore bindëse në shtëpi, 3-1 përballë Burrelit. Qardaku 5' dhe Avdiu 14' zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Burreli ngushtoi diferencën me një gol të Fetaj 69’, por në minutën e 77-të është Rraboshta që hipotekon fitoren nga pika e bardhë e penalltisë, 3-1. Me këtë fitore Vora ngjitet në kuotën e 6 pikëve duke u pozicionuar në vendin e katërt, një pikë më pak se vendi i parë.