RTSH Sport Live

Elton Marini: Të vazhdojmë kështu, nuk është e lehtë, por…

  • 20/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Elton Marini: Të vazhdojmë kështu, nuk është e lehtë, por…
Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur për ecurinë e të kuqve në Superiore.

“Kampionati është i ekuilibruar, çdokush mund të humbasë me këdo, askush nuk fal asgjë. Ka patur raste kur kemi bërë ndeshje të mira, por që nuk kemi marrë pikë, por kemi bërë dhe ndeshje ku nuk jemi paraqitur ashtu siç duhet”.

“Ndeshja me Kastriotin? Terreni artificial nuk na lejon që të shprehemi ashtu si duhet. Megjithatë, është fusha jonë, një fortesë e jona që nuk duhet ta diskutojmë. Të mos harrojmë që Kastrioti është shumë i fortë në fazën difensive”.

“E rëndësishme është që me këto karakteristika lojtarësh që kemi, me këto mekanizma, nuk i vuajmë ndryshimet. Lajmi pozitiv është që Cara po gjen formën e tij. Edhe Mba është një investim shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, edhe Selmani ka filluar të shprehet, pavarësisht se erdhi me vonesë”.

“Duhet të vazhdojmë të kemi këtë atmosferë, nuk është e lehtë, por besoj se kemi bërë hapa të mirë. Skuadra mendoj se ka arritur një llojë stabiliteti, në javët në vazhdim do e shikojmë se sa i fortë është ky stabilitet”.

“Mendoj se detaji kryesor në Superiore është përgatitja fizike. Partizani ndihet shumë mirë fizikisht dhe është gati për startin final. Ne kemi nisur të marrim frytet e periudhës së pas janarit”.