RTSH Sport Live

Ermal Hadribeaj fiton titullin WBC, Tajson e përshëndet me “shqiponjën”

  • 18/11/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Ermal Hadribeaj fiton titullin WBC, Tajson e përshëndet me “shqiponjën”
Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë. Përballë tij ka qenë meksikani Carlos Molina. Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë. Në përfundim boksieri shqiptar fitoi me “KO”.

I pranishëm në komentimin e këtij dueli ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson. Në momentin e festimit të titullit nga Ermal Hadribeaj, Tyson e përshëndeti boksierin shqiptar duke formuar me duar simbolin e shqiponjës. Fitoren e boksierit shqiptar e ka përshëndetur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.