RTSH Sport Live

Euro 2024: Skriniar nuk ka frikë nga Anglia: Mund të mposhtim këdo

  • 28/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2024: Skriniar nuk ka frikë nga Anglia: Mund të mposhtim këdo

Milan Skriniar ka folur në një konferencë për shtyp në prag të sfidës mes Sllovakisë dhe Anglisë, që vlen një vend në çerekfinalet e Euro 2024.

 "Duke parë ndeshjet e tyre, ne e kuptuam se ata nuk ishin gjithmonë në më të mirën e tyre dhe u mbështetëm shumë në cilësitë individuale të lojtarëve të tyre - shpjegoi ish-mbrojtësi i Interit - Ne jemi të vetëdijshëm se Anglia është një nga skuadrat më të mira të pranishme në këtë fazë të turneut, por ne do të kemi shansin tonë nëse sillemi vërtet si skuadër.

Duke fituar kundër Belgjikës, ne treguam se mund të mposhtim këdo. Natyrisht që do të duhet të jemi të fortë në mbrojtje. Por duhet gjithashtu dhe mbi të gjitha të zhvillojmë futbollin tonë, të jemi aktiv, ta detyrojmë të luajë me ritmin tonë, duke ndjekur mënyrën tonë të lojës”, ka thënë mes të tjerash Skriniar.